N J O F T I M
për emërimin e nëpunësit për të rinj
Në pajtim me nenin 23 të Ligjit për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore (“Gazeta zyrtare e R.M.V. nr. 10/2020), Komuna e Çairit realizoi obligimin ligjor për emërimin e nëpunësit për të rinj.
Si nëpunës për të rinj është emëruar i punësuari Sunaj Ramadani, të cilin mund ta kontaktoni përmes e-mailit: sunajramadani@cair.gov.mk
Komuna e Çairit mbetet në vazhdimësi e angazhuar për fuqizimin dhe faktorizimin e zërit të të rinjve dhe do të vazhdojë me përkushtim të realizojë të gjitha obligimet ligjore që rrjedhin nga Ligji për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore.