Ambasadori i Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Sawada Hironori na nderoi sot me vizitën e tij në Komunën e Çairit.

22
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu gjatë takimit me shkëlqesinë tij Hironori, ku i pranishëm ishte edhe Jano Takamasa, drejtor gjeneral i Korporatës Mitsubishi për rajonin e Ballkanit, prezantoi komunën tonë dhe përpjekjet që ne po bëjmë si pushtet vendor për përmirësimin e jetesës së bashkëqytetarëve tanë.
“Ndërkohë që u zotova se thelllimi i bashkëpunimit mes institucioneve tona do të vazhdojë në të ardhmen”, ka thënë Ganiu.
Kreu i Çairit me mysafirët ndoqi edhe aktivitetin edukativ rajonal “Geo rojet” – Luaj për Natyrën, në realizim të asociacionit artistik Art Link, korporatës Mitsubishi dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Japonisë. Me këtë rast nxënësit e Shkollës Fillore të Çairit, “Vasill Gllavinov” përmes lojës që u realizua në Sallën komunale u shoqëruan dhe mësuan shumëçka për mjedisin jetësor.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë