Po e përmbyllim javën duke e shënuar Ditën Ndërkombëtare të Paqes dhe me këtë rast promovuam parkun e ri në lagjen e Dizhonit.

Dizajni i përkryer nga ekipet e NP “Parqet dhe Gjelbërimet” – Shkup ia shtuan edhe më shumë bukurinë parkut në të cilin ne si Komunë kemi vendosur pajisje urbane që do të jenë në shërbim të banorëve të asaj rrethine.

Falënderojmë prezencën e ekselensës së tij, ambasadorit Reka, Ministrit të Ekologjisë, z.Duraku, Kryetarin e Qytetit të Shkupit, z.Shilegov, deputetët e zonës, drejtorët e ndërmarrjeve publike, këshilltarët e Qytetit të Shkupit dhe të gjithë ata që ishin prezent dhe përkrahën këtë aktivitet!