Fundjavë pune në Komunën e Çairit. Ekipet tona të punës po e asfaltojnë rrugën Prohor Pçinski në Lagjen Seravë me sipërfaqe prej 2200 m2. Ndërsa paraprakisht në këtë rrugë kemi vendosur rrjetin e ri të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Po sot ekipet tona të punës asfaltuan edhe rrugën Dervish Cara(Ish-Dizhon 21) me sipërfaqe prej 210m2.
”Do të vazhdojmë me modernizimin e infrastrukturës, posaçërisht asaj rrugore gjithandej territorit të Komunës së Çairit”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.