Me tingujt e muzikës, ngjyrat e kostumeve tradicionale dhe buzëqeshjet e qindra fëmijëve, sonte u hap zyrtarisht muaji i kulturës.
Çarshia e Vjetër dhe Sheshi Skënderbeu u mbushën me jetë, ndërsa qindra nxënës, prindër, arsimtarë dhe qytetarë u bënë pjesë e një mbrëmjeje që tregoi fytyrën më të bukur të Çairit – një Çair që kultivon kulturën, traditën, talentin dhe kreativitetin e brezave të rinj.
Nuk kishte mënyrë më të bukur për ta shënuar 1 Qershorin sesa duke ia kushtuar skenën fëmijëve, të cilët me talentin dhe gëzimin e tyre hapën një muaj të tërë të dedikuar kulturës, artit dhe jetës qytetare.
Defileja me veshje kombëtare, vallet dhe paraqitjet artistike shndërruan zemrën e qytetit në një skenë të hapur ku fëmijët ishin protagonistët kryesorë të festës.
Ky ishte vetëm fillimi.
Vera Kulturore e Çairit 2026 ka nisur. Çairi jeton me kulturën.













