Me përmbylljen e programit 18-mujor “Youth ICT Start Up Hub”, u certifikuan 30 nxënës dhe studentë, të pajisur me njohuri në teknologji, inovacion dhe sipërmarrje digjitale. Projekti u realizua me mbështetjen e organizatave “Kalliri i Mirësisë”, “Islamic Relief” dhe “InfoTech Academy”.
Kryetari i Këshillit Komunal, Muhamed Murtezi, përgëzoi pjesëmarrësit për përkushtimin dhe arritjet e tyre, duke vlerësuar rolin e institucioneve dhe partnerëve në krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.
Ai theksoi se komuna mbetet e hapur për bashkëpunime me sektorin civil, duke e konsideruar edukimin digjital dhe inovacionin si shtylla kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.

