Aksioni për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave të gjelbra, i nisur javën e kaluar në bashkëpunim me NP “Parqe dhe Gjelbërime”, do të vazhdojë edhe gjatë kësaj jave. Zgjatja e aktivitetit vjen si rezultat i nevojave reale të evidentuara në terren, me qëllim që çdo hapësirë publike të trajtohet në mënyrë të plotë dhe cilësore.

Ekipet kanë qenë të angazhuara pa ndërprerje dhe po vazhdojnë punën edhe sot në zonën e Fushë Topanës, ku për shkak të vëllimit më të madh të punëve po realizohet pastrim i detajuar dhe krasitje e drunjve. Aksioni do të shtrihet gradualisht edhe në lokacionet e tjera të planifikuara, duke u përmbyllur, sipas agjendës, me ndërhyrjet përfundimtare në Parkun e Çairit.