Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit – 27 Janari

341

Kryetari i Komunës së Çairit, z.Ganiu në prani të Ambasadorit të Republikës së Izraelit në Maqedoni, ekselencës së Tij z. Dan Orian, Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Maqedoni, ekselencës së Tij z. Gjergj Dedaj, Rektorit të Universitetit “Nëna Terezë” Shkup – Prof.Dr Aziz Pollozhani dhe kryetarit të Shoqatës “Acta Non Verba” z. Skender Asani përkujtuan periudhën e Holokaustit famëkeq, për të shprehur bashkërisht jehonën e ngushëllimeve të sinqerta ndaj familjarëve të viktimave të asaj kohe dhe për të dhënë kushtrimin e njerëzimit për të mos harruar atë që ndodhi dhe për të mos lejuar e njejta të ndodhë sërish.

Ne si popull i qëndruam besnik parimit se “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mysafirit” që sot e kësaj dite ekziston në traditën e ekzistencës sonë, prandaj pa aspak ngurrim bëmë shtëpitë tonа strehën tuaj të sigurtë nga ligësia e zemrave të sëmura. Për ne nuk kishte hebrenj “të huaj” por vetëm hebrenj mysafir të popullit tonë që duhej të mbroheshin, qoftë edhe me koston e jetës.

Përmes tribunave të këtilla dhe rrëfimit të atyre që përjetuan tmerrin e Holokaustit do të edukojmë brezin e ri në frymën e respektit të ndërsjelltë. Kujtesa historike për ne është vetëm fillimi dhe jo fundi i përgjegjësisë sonë. Misioni që të gjithë kemi është të ruajmë dinjitetin njerëzor të çdo individi e të angazhohemi më shumë kundër diskriminimit racor e fetar.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë