Takim pune me Qendrën për Zhvillim të Regjionit Hapësinor të Shkupit

175

Në agjendën e punës së kryetarit të Komunës së Çairit Visar Ganiu, bashkëpunimi me qendrat që mundësojnë unifikimin e sfidave të komunave për zhvillim lokal proporcional dhe ulin në tavolinën e punës bashkërisht të gjithë udhëheqësit e komunave kanë një peshë të madhe.

Ai sot realizoi takim pune me udhëheqësin e Qendrës për zhvillim të Regjionit Hapësinor të Shkupit z. Ljupço Mickovski – Kec dhe me Këshilltaren për çështje administrativo – teknike të kësaj qendre znj. Irina Trosjanska, gjatë të cilit shqyrtuan bashkërisht më tepër çështje aktuale që kanë të bëjnë me strategjinë për planifikimin dhe realizimin e projekteve të vitit 2019, prioritare për Komunën e Çairit dhe të gjitha komunat tjera.

Qendra për zhvillim të regjionit hapësinor të Shkupit me funksionimin e saj padyshim se përforcon bashkëpunimin më se të nevojshëm mes njësive të vetëqeverisjes lokale për të ndikuar në realizimin e iniciativave për përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë