Ditët e letërsisë suedeze

136

Në kuadër të ditëve të letërsisë suedeze, në praninë e Ambasadorit të Suedisë z. Mats Staffansson, Shtëpisë botuese “Shkupi”, Shoqatës letrare “Migjeni” nga Suedia, shumë veprimtarëve të letërsisë e kulturës vendore, në ambientet e Komunës së Çairit u realizua promovimi i librit “Nisja e Billit në ora 09:42 për një jetë të re” të autores suedeze Sara Kadefors.

Zëdhënësi i Komunës së Çairit, Kushtrim Alla, i uroi mirëseardhje ambasadorit suedez dhe delegacionit të poetëve nga Suedia, duke potencuar në fjalimin e tij se dyert e Komunës së Çairit kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë të hapura për promovimin e vlerave më të larta letrare dhe për avancimin e bashkëpunimit letrar me vendet e zhvilluara evropiane.

Ambasadori i Suedisë z. Mats Staffansson shprehu falemnderimin e tij ndaj poetëve, Shtëpisë botuese “Shkupi”, Shoqatës “Migjeni” dhe Komunës së Çairit për kontributin në drejtim të thellimit të bashkëpunimit përmes përkthimit dhe promovimit të veprave suedeze. Ambasadori audiencës iu drejtua në gjuhën shqipe.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë