Edicioni I 12-të I Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Skupi”

73

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu në mesin e shumë personaliteteve të shquara të artit të vallëzimit, shpalli të hapur edicionin e 12-të të Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Skupi” të organizuar nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Karshiaka”.

Ambasadorët më të mirë të kulturës së një populli nga vende të ndryshme të botës si: Meksika, Argjentina, Turqia, Bullgaria, Qiproja Veriore, Ukraina, Kosova dhe Shqipëria nga sot e për disa ditë me rradhë do të gjallërojnë Shkupin – vatrën tonë të pashuar të kulturës.

Në fjalimin e tij kryetari Ganiu, mes tjerash theksoi: “Përmes gjuhës universale të vallëzimit Festivali Ndërkombëtar “Skupi” reflekton më shumë se çdo gjë tjetër paqe mes popujve, ç’rrënjos paragjykimet banale dhe bën të kuptojmë se e bukura thyen kufinjtë e monotonisë. Uroj festivali të ketë jetëgjatësi të përhershme për të mbajtur të gjallë flakën e krijuar të miqësisë artistike!”

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë