Filloi implementimi i projektit “Të pastër dhe të shëndetshëm”

132

Komuna e Çairit sëbashku me shoqatën për zhvillim rajonal Ballkan Ekonomik Forum (BEF) filloi me implementimin e projektit “Të pastër dhe të shëndetshëm”.Realizimi i këtij projekti mundësohet falë mbështetjes nga Civica Mobilitas, të cilët në kuadër të thirjes për grante akcionale ia dhanë besimin BEF-it dhe realizimit të projektit me rëndësi ekologjike.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është zhvillimi  i vetëdijes për një mjedis të pastër tek popullata më e re duke ndërtuar një sistem vlerash për formimin e gjeneratave të ardhshme ekologjike.

Veprimet janë të drejtuara në edukimin e kategorisë më të re dhe më të prekshme nga Komuna e Çairit – fëmijët parashkollorë për mjedisin, shprehitë për mjedis të pastër si dhe zhvillimin e vetëdijes për sjellje të përgjegjshme mjedisore.

Komuna ofron mbështetje të plotë në realizimin e të gjitha aktiviteteve të parapara brenda projektit dhe mirëpret angazhimin e BEF-it  dhe CIVICA-s Mobilitas për realizimin e një projekti të kësaj natyre, pikërisht në territorin e komunës më të dendur të Shkupit.

Projekti është I  mbështetur nga programi CIVICA Mobilitas, një program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) për mbështetjen e shoqërisë civile në Maqedoni, i zbatuar nga NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCIC) dhe Komisioni Federal i Shërbimit Publik (SWG) nga Suedia.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë