Komuna e Çairit sëbashku me shoqatën për zhvillim rajonal Ballkan Ekonomik Forum (BEF) filloi me implementimin e projektit “Të pastër dhe të shëndetshëm”.Realizimi i këtij projekti mundësohet falë mbështetjes nga Civica Mobilitas, të cilët në kuadër të thirjes për grante akcionale ia dhanë besimin BEF-it dhe realizimit të projektit me rëndësi ekologjike.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është zhvillimi i vetëdijes për një mjedis të pastër tek popullata më e re duke ndërtuar një sistem vlerash për formimin e gjeneratave të ardhshme ekologjike.
Veprimet janë të drejtuara në edukimin e kategorisë më të re dhe më të prekshme nga Komuna e Çairit – fëmijët parashkollorë për mjedisin, shprehitë për mjedis të pastër si dhe zhvillimin e vetëdijes për sjellje të përgjegjshme mjedisore.
Komuna ofron mbështetje të plotë në realizimin e të gjitha aktiviteteve të parapara brenda projektit dhe mirëpret angazhimin e BEF-it dhe CIVICA-s Mobilitas për realizimin e një projekti të kësaj natyre, pikërisht në territorin e komunës më të dendur të Shkupit.
Projekti është I mbështetur nga programi CIVICA Mobilitas, një program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) për mbështetjen e shoqërisë civile në Maqedoni, i zbatuar nga NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCIC) dhe Komisioni Federal i Shërbimit Publik (SWG) nga Suedia.