Fillon sanimi i rrugëve në Çair

84

Kryetari i Komunës së Çairit dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët dhe rrugicat – Shkup” z. Senad Smailoviç, pas takimit të punës që e realizuan sot në Komunën e Çairit dhe konstatimit të gjendjes faktike të rrugëve të Çairit vendosën që sanimin e rrugëve në Komunën tonë ta realizojnë në dy faza.

Faza e parë ka filluar nga dita e sotme dhe do të përfshij rrugët e Çairit të vjetër: Pavle Iliç, Dobri Daskalov, Emin Duraku, Krsto Asenov, Resenska, Arhiepiskop Dositej, Strumiçka, Vukovarska, Dizhonska, Luba Stoilkovic, Vëllezërit Rexhepagiç, Ferid Zairi, Metodija Mitevski, August Cezarec, Nikolla Maleshevski, Ronald Regan, Bllagoja Paroviç, bul. Brigada Maqedono Kosovare, bul. Brigada Maqedono Kosovare – rrugica #3, Llazo Tërpovski, Ferid Murati dhe rruga Xhon Kenedi.

Faza e dytë do të përfshijë gjitha rrugët e tjera në teritorin e Komunës së Çairit.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë