Komuna e Çairit dhe Shoqata “Miqtë e Amerikës” nga Kosova organizojnë konkursin letrar për nxënësit me ese në gjuhën angleze për Amerikën

40

Komuna e Çairit dhe Shoqata “Miqtë e Amerikës” nga Kosova organizojnë konkursin letrar për nxënësit me ese në gjuhën angleze për Amerikën. Tre esetë më të mira do të marrin shpërblimin e merituar

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu ka mirëpritur në një takim të rëndësishëm pune delegacionin e Shoqatës “Miqtë e Amerikës” të kryesuar nga kryetari i saj z. Agim Rexhepi dhe të shoqëruar nga z.Isak Islami dhe z. Alisetar Ramadani – sekretar gjeneral i Lidhjes së diasporës Shqiptare për Maqedoni SHBA/Evropë.

Në sajë të bashkëpunimit të arritur transparent dhe produktiv, për fillim ata u dakorduan që të organizojnë një konkurs publik me ese në gjuhën angleze ku do mund të konkurojnë të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Çairit pa dallim nacionaliteti rreth një teme që ka të bëjë me ndikimin progresiv të Amerikës në vendin tonë. Së shpejti do të bëhet publikimi i Konkursit Letrar edhe në mjetet e informimit.

Për tre vendet e para janë të parapara këto shpërblime: 250E, 150E dhe 100E. Kryetari Ganiu faleminderoi delegacionin e shoqatës për motivimin e kapacitetit krijues të gjenerata e re me shpresë për realizimin e shumë projekteve tjera.

Ju gjithashtu mund të lexoni