“Energjia e ripërtëritshme për ardhmëri të sigurt” ishte tema e forumit që realizuam sot në kuadër të projektit që mban emrin e njëjtë dhe është pjesë e programit Erasmus+ ku Komuna e Çairit është partnere e projektit.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu prezantoi praktikat e mira që po i realizon institucioni që ai drejton Çairit në përdorimin e energjisë së ripërtëritshme duke sqaruar se për momentin në këtë periudhë të kriza energjetike Komuna e Çairit është e fokusuar në vendosjen e paneleve solare nëpër insitucionet arsimore dhe edukative.
Këtij forumi i parapriu edhe takimi që kryetari Ganiu kishte me pjesëmarrësit e projektit “Renewable energy for safe future” ku bëjnë pjesë përfaqësues nga Turqia, Sllovakia dhe Rumania, Eko Zhivot nga Kavadarci, Maqedonia e Veriut dhe Komuna e Çairit.