Kolonia e piktorëve për të tretën herë në Komunën e Çairit

34
Mbi 40 piktorë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova e Presheva në zemër të Çairit, pra në Çarshinë e Vjetër, e sollën sot Shkupin në telajo.
Kolonia e piktorëve, që po mbahet tanimë tre ditë me radhë është nën kujdesin e kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ndërsa konsiderohet si një kontribut i veçantë në evidentimin e vlerave natyrore, artistike, arkitektonike dhe të trashëgimisë kulturore të Shkupit e veçanërisht të Çarshisë sonë të bukur dhe pasqyrimin e tyre në art, në shërbim të promovimit të turizmit dhe forcimit të bashkëpunimit midis artistëve të vendeve të rajonit.
Ganiu i ka uruar jetëgjatësi Kolonisë “Shkupi në Telajo” që po e mbajmë për të tretën herë me radhë në bashkëpunim me Institutin e Librit dhe të Promocionit me në krye z.Fatmir Toçi dhe shpreson që numri i piktorëve pjesëmarrës do të jetë edhe më i madh vit për vit.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë