Për iniciativën dhe kontributin e dhënë në grupin e punës për përpilimin e dispozitave ligjore që synojnë peshë më të madhe të orëve të edukatës fizike në Ligjin e ri për Arsim Fillor, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi pranuan plaketë nga stafi akademik i Fakulteti i Edukatës Fizike.

Në shërbim të mirëqenies fizike të nxënësve të shkollave fillore gjatë procesit të punës ata mundësuan që për realizimin e orëve të edukatës fizike nga klasa e parë deri në klasën e pestë, përveç mësimdhënësit klasor të përkujdeset edhe kuadër profesional – profesor i lëmisë së edukatës fizike.