Ganiu mirëpret pret kampionen shtetërore në karate

39
Janina Dardhishta ditë më parë u shpall kampione shtetërore në karate, gjegjësisht në kategorinë Kadet kumite për femra +54 kg dhe sot kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ishte nikoqir i kësaj kampione kaq të re në moshë.
Me Janinën sikurse edhe trajnuesin Muarrem Imeri të klubit të Karatesë Forca, pjesë e së cilës është kampionia, diskutuam për rëndësinë e mbështetjes që duhet ta kenë sportistët në çdo kohë. Gjithashtu ishim dakord se këto arritje si të Janinës janë një shembull i shkëlqyeshëm për gjeneratat e reja”, ka thënë Ganiu.
Ndryshe, Janina Dardhishta do të jetë përfaqësuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Evropian të karatesë qe do të mbahet në Republikën e Çekisë në qershor të këtij viti.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë