Ganiu pret në takim të Ngarkuarin me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z.Prindon Sadriu

54
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ka pritur në një takim të Ngarkuarin me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z.Prindon Sadriu.
Në këtë takim, ku ishte e pranishme edhe nënkryetarja e Komunës së Çairit, zonja Sermine Purrini dhe ministri këshilltar dhe zëvendës-shef i Misionit të Ambasadës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. Vlorat Gashi theks i veçantë është vendosur në thellimin e bashkëpunimit institucional të Komunës së Çairit me njësi të pushtetit lokal të Republikës e Kosovës.
“Mysafirët i njoftova se tanimë institucioni ynë ka vendosur marrëdhënie të shkëlqyeshme bashkëpunimi me komuna kosovare, kemi realizuar edhe binjakëzime ndërkohë që jemi edhe në koordinim të vazhdueshme dhe kemi filluar realizimin e disa projekteve të përbashkëta me fonde ndërkombëtare. Gjithashtu vura në dukje se kultivimi dhe ruajta e frymës së bashkëpunimit mes institucioneve lokale të të dyja vendeve është ajo që mund të çojë drejt mirëqenies, avancimit dhe këmbimit të përvojave të ndërsjella e me këtë do të ngriten në një shkallë më të lartë edhe raportet shtetërore”, ka deklaruar kreu i Çairit, Visar Ganiu.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se bashkë me mysafirët është vlerësuar që takimi i sotëm ishte tejet premtues dhe hap i madh përpara në hapjen e mundësive për të qenë në shërbim sa më të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë