Ganiu i uroi organizatorët e festivalit “Alush Hamidi”

89
Ansamblet dhe shoqëritë kulturo-artistike kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë sonë, gjithmonë kanë sjellë dhe sjellin veçoritë e zonave të ndryshme etnografike përmes këngëve, valleve, kostumeve, riteve e zakoneve.
Ndërsa Festivali “Alush Hamidi” që u mbajt sonte ka edhe një peshë shtesë, sepse bartë emrin e njeriut qe dha shumë për zhvillimin kulturor në Çairin tonë.
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu gjatë Festivalit i përgëzoi organizatorët-Asociacionin e Ansambleve dhe Shoqërive Folklorike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe pjesëmarrësit, duke i inkurajuar që traditën ta vazhdojnë.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë