Informim i qytetarëve dhe palëve të interesuara për projekt që parashikon rikonstruktimin/adaptimin e Qendrës ditore për të moshuar dhe dhe vendosjen e dokumentin me interes publik në këqyrje – “Lista e Kontrollit (check list) për planin për menaxhim me mjedisin jetësor dhe aspektet sociale (PMMJAS)” në Komunën e Çairit, në kuadër të Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale (PPSHS)

73

ППСУ Известување Чаир – Shkarko

SSIP ESMP Checklist CAIR MK verzija 26.11.2020 com spa 1 – Shkarko

NJOFTIM

 

Informim i qytetarëve dhe palëve të interesuara

për projekt që parashikon rikonstruktimin/adaptimin e Qendrës ditore për të moshuar dhe dhe vendosjen e dokumentin me interes publik në këqyrje – “Lista e Kontrollit (check list) për planin për menaxhim me mjedisin jetësor dhe aspektet sociale (PMMJAS)” në Komunën e Çairit,

në kuadër të Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale (PPSHS)

 

Me qëllim të zhvillimit të shërbimeve sociale në nivelin lokal, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në kuadër të Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale – PPSHS mbështetur nga Banka Botërore, shpalli thirrje publike për aplikime të projekteve nga vetëqeverisjet lokale dhe ndarjen e granteve për atë qëllim. Komuna e Çairit aplikoi me projekt për Qendër Ditore për të Moshuar.

Në përputhje me Doracakun Operativ për Administrimin e Granteve për Zhvillimin e Shërbimeve Sociale si dhe Planin për Përfshirjen e Palëve të Interesuara dhe Kornizën për Menaxhim me Mjedisin Jetësor dhe Çështjeve Sociale, në mënyrë që të informojë qytetarët dhe palët e interesuara për aktivitetet e planifikuara për rikonstruktimin/adaptimin e hapësirës është përpiluar dokument me interes publik “Lista e Kontrollit (check list) për planin për menaxhim me mjedisin jetësor dhe aspektet sociale (PMMJAS)” që përmban analizë të ndikimeve mbi mjedisin jetësor dhe aspektet sociale që do të dalin nga realizimi i projektit.

Dokumenti vendoset në këqyrje publike në ueb faqet e: Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (https://www.mtsp.gov.mk/proekt-za-podobruvanje-na-socijalnite-uslugi.nspx) dhe Komunës së Çairit (https://www.chair.gov.mk/).

Vërejtje ose pyetje në lidhje me projektin mund të dorëzohen brenda 14 ditëve nga publikimi i Njoftimit, në linkun në vijim https://ssip.mtsp.gov.mk/ApplyRequest.aspx deri te personi Niko Delevski në e-mail: niko@cair.gov.mk

 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

Dt. 15.12.2020

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë