Është e drejtë e çdo qytetari të ketë qasje deri tek hapësirat publike në vendbanimin e tij dhe obligim moral i të gjithëve që të përkujdesemi për mirëmbajtjen e këtyre hapësirave.
Si rezultat i kësaj, angazhuam ekipet e inspektoratit komunal për të larguar gardhet e vendosura dhe për ti dhënë fund uzurpimit të të mirave të përgjithshme.
Jemi të vetëdijshëm se kemi edhe shumë punë për të bërë por me ndihmën tuaj po ecim përpara me hapin e duhur. Ndaj mos të zaptojmë hapësirat që janë pasuri e fëmijëve tanë.