Donacioni i realizuar sot nga kompania Marmaris, përmes z. Jusuf Aliu, përfaqëson një akt të çmuar solidariteti ndaj Spitalit Gjinekologjik “Nëna Terezë” në Çair. Dhurimi i 10 karrigeve laboratorike për marrjen e gjakut kontribuon në përmirësimin e kushteve për pacientet dhe në lehtësimin e punës së stafit mjekësor.

Kryetari i Komunës së Çairit shprehu falënderim të veçantë për kompaninë Marmaris për këtë gjest të vlerësuar, i cili tregon përkushtim të sinqertë ndaj nevojave të institucioneve publike. Falënderime u drejtuan gjithashtu për drejtoreshën e spitalit, znj. Pranvera Izairi, për bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm, si dhe për drejtorin e Klinikës së Fëmijëve, z. Rexhep Memedi, dhe deputeten Merita Koxhaxhiku për praninë dhe mbështetjen e tyre në këtë ngjarje me rëndësi për komunitetin.

Ky donacion përbën një shembull të qartë të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të kontributit të sektorit privat në përmirësimin e shërbimeve publike, duke sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët.