Komuna Çair dhe NP “Higjiena Komunale” startuan aksionin e sërishëm masiv të pastrimit të territorit të Çairit dhe organizuan eko-ligjeratë në SH.F. Hasan Prishtina”

193

Duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për ndikimin e ambientit të pastër jetësor në shëndetin tonë dhe të fëmijëve tanë, Komuna Çair dhe NP “Higjiena Komunale” u mobilizuan sërish dhe në prani edhe të legjendës olimpike të mundjes Shaban Tërstena dhe zëvendës kryetarit të Qytetit të Shkupit Enver Maliqi startuan aksionin masiv të rradhës për pastrim të përgjithshëm të Komunës së Çairit që do të përfshijë çdo lagje të saj, por edhe pastrimin e oborreve të shkollave fillore.

Lidhur me këtë kreu i Çairit deklaroi: “Falë bashkëpunimit të vazhdueshëm me Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” të kryesuar nga drejtori Abdusamet Shabani dhe punës së përditshme të njësisë së punëtorëve sezonal të angazhuar nga Komuna e Çairit, kemi arritur që të ngrisim dukshëm nivelin e pastërtisë publike përgjatë gjithë territorit tonë.”

Në shërbim të qëllimit për ngritjen e vetëdijes dhe edukimin e drejtë të nxënësve për parimet e pastërtisë si virtyt, në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina” u realizua edhe një eko-ligjeratë dhe aksion sëbashku me nxënësit për pastrimin e oborrit të shkollës.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë