Komuna Çair dhe NP “Shkupi Vjetër” filluan procedurën për largimin e automjeteve të braktisura dhe të shkatërruara

16

Në koordinim me Ndërmarrjen publike komunale “Shkupi Vjetër”, Komuna e Çairit filloi me realizimin e procedurës së paralajmëruar për largimin e automjeteve motorike të braktisura dhe të shkatërruara, rimorkiove dhe të ngjashme nga hapësirat publike.

Gjatë ditës së sotme, ekipi i angazhuar i punës dhe inspektorët komunal në pajtim me rregulloren e miratuar për këtë çështje filluan vendosjen e paralajmërimeve në veturat lëndë e veprimit, duke dhënë afat prej ditëve për largimin e tyre nga ana e vetë pronarëve.

Pas mbarimit të këtij afati të përcaktuar do të vijojnë mekanizmat tjerë të largimit të këtyre automjeteve nga hapësirat publike në përputhje me rregulloren nga ana e shërbimeve komunale.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë