Komuna e Çairit dhe Qyteti i Mostarit nënshkruan memorandum për bashkëpunim

220

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe Kryetari i Qytetit të Mostarit Ljubo Beshliq nënshkruan memorandumin për bashkëpunim mes Çarshive të Vjetra të cilat janë thesari kulturor që zbukurojnë të dy qytetet.

Në fjalimin e tij, kreu i Çairit Ganiu faleminderoi kreun e Qytetit të Mostarit për mikëpritjen dhe mbi të gjitha potencoi: “Si dy shtete të Ballkanit, na bashkon mbi të gjitha misioni për ruajtjen e autenticitetit të Çarshive të Vjetra dhe padyshim nevoja për shkëmbimin e praktikave që aplikojmë për revitalizimin e qendrave tona kulturore dhe ruajtjen e zanateve të vjetra është e një rëndësie tepër të madhe.”

Panairin e shpalli të hapur Kryeministri i Bosnjës dhe Hercegovinës z. Deniz Cvizdiq, me të cilin delegacioni nga Komuna e Çairit bashkë vëzhguan punimet artizanale të panairit dhe të cilit kreu Ganiu i dhuroi një plaketë të nobelistes sonë- Nëna Terezë.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë