Duke e ditur peshën e madhe që kanë librat në jetën e njeriut dhe në veçanti nevojën e madhe për leximin e tyre, Komuna e Çairit hapi leximore të re në shërbim të qytetarëve dhe në veçanti të rinjve për të vendosur librin në epiqendrën e vëmendjes shoqërore.

Ky ambient i ngrohtë ku gjithësecili do të mund të shijojë leximin e librave, le të jetë frymëzim për të shtuar dashurinë ndaj librit tek të rinjve tanë dhe shoqërimin e tyre në ambient vlerash. Leximorja ndodhet në ndërtesën përballë Postës së Çairit në rrugën Xhon Kenedi me hyrje nga ana e pasme e ndërtesës.

Projekti i leximores pati edhe përkrahjen e plotë të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, me të cilët sot kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu hapi për herë të parë dyert e saj.