Komuna e Çairit lëshoi në përdorim klasën senzorike për fëmijët me nevoja të posaçme në Shkollën Fillore Komunale “Hasan Prishtina”

178

Përkushtimi i Komunës së Çairit për të mundësuar avancimin e kushteve të ambienteve shkollore për proces sa më cilësor edukativo – arsimor vazhdoi sot në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina”, ku kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, donatorin e projektit Irfan Buçi, Ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi dhe drejtoreshën Lulieta Qerimi lëshuan në përdorim klasat senzorike të pajisura sipas standardeve evropiane në shërbim të përkujdesit të duhur e profesional të fëmijëve me nevoja të veçanta që janë pjesë e barabartë e shoqërisë sonë.

Lidhur me këtë kryetari Visar Ganiu mes tjerash deklaroi: “Angazhimi ynë nuk do të ndalet këtu, do të vazhdojmë investimet, bashkëpunimet ndërinstitucionale dhe me donatorë të gatshëm të kontribuojnë, me qëllimin e vetëm të ngrisim në piadestale më të larta kapacitetet e vatrave të diturisë.”

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë