Komuna e Çairit iu bashkua lëvizjes globale humanitare “Pay It Forward”

138

“Pay it forward – Vazhdo më tej”, është një nga aksionet më të mëdha humanitare globale i zgjeruar në 81 vende të botës. Qëllimi i aksionit është promovimi dhe përhapja e energjisë pozitive, si dhe zhvillimi i një ndjenje të bashkimit dhe unitetit midis njerëzve. Në Maqedoni, “Pay It Forward“ zbatohet për të dytin vit dhe iniciohet dhe organizohet nga organizata humanitare e grave, “Inner Wheel Club Skopje, Europe“. Qëllimi i lëvizjes, fillet e të cilit datojnë nga viti 2007, është të inkurajohen më shumë se 10 milionë vepra të mirësisë në mbarë botën.

Në lëvizjen “Pay It Forward” do të përfshihen të gjithë punonjësit e Komunës së Çairit, të cilët do të motivohen që të kontribuojnë në përhapjen e energjisë pozitive dhe të bëjnë një ose më shumë vepra të mira njëri-tjetrit.

Lëvizja “Pay It Forward” aktivitetin e fundit do ta mbajë në Shkup te Parku i Qytetit, te Guaca të shtunën, më 28 prill, duke filluar nga ora 10:30

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë