NJ O F T I M

187

Ju njoftojmë se në pajtim me aktet ligjore dhe nënligjore të Ligjit për ndërtim (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 130/09, nr. 124/10, nr. 18/11, nr. 36/11, nr. 54/11, nr. 13/12, nr. 144/12, nr. 25/13, nr. 79/13, nr. 137/13, nr. 163/13, nr. 27/14, nr. 28/14, nr. 42/14, nr. 115/14, nr. 149/14, nr. 187/14, nr. 44/15, nr. 129/15, nr. 217/15, nr. 226/15, nr. 30/16, nr. 31/16, nr. 39/16, nr. 71/16 dhe nr. 132/16); dhe Statutin e Komunës së Çairit (2005), është e nevojshme që të bëhet largimi i rrethojave të drurit dhe metalit, shtyllave të metalit dhe betonit koranë të vendosura dhe objekte tjera të ndërtuara brenda në hapësirat e rrethuara të sipërfaqeve të uzurpuara gjelbëruese, pajisja urbane jo në rregull e vendosur, pauer elemente dhe të tjera në pajtim me kompetencat ligjore të lartshënuara.

Në lidhje me të lartpërmendurën nëse veproni apo vet i RRËNONI objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe e largoni materialin nga  rrënimi kundër Jush nuk do të ndërmerren sanksione ndëshkuese nga ligji i lartpërmendur.

Nëse nuk ndërmerrni masa, shpenzimet materiale të kryerjes së rrënimit të sipërfaqeve gjelbëruese të rrethuara në mënyrë të paligjshme dhe dënimet e parapara nga kompetencat ligjore  janë në barë të qytetarëve të cilët e kanë rrethuar hapësirën.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë