Komuna e Çairit ka siguruar mbi 1 milionë euro të tjera për infrastrukturën nëntokësore në më shumë rrugë të Lagjes Seravë

102

Mbi 1 milionë euro të tjera nga sot Komuna e Çairit i ka siguruar për rikontruimin e infrastrukturës nëntokësore në më shumë rrugë të Lagjes Seravë.

Rikonstruimi do të zhvillohet në dy segmente – rikonstruim të rrjetit ekzistues të ujësjellësit dhe rikonstruim të kanalizimit dhe ujërave të zeza. Mjetet janë siguruar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes alokimit të mjeteve të TAV. Ndërsa sot e pranuam edhe Marrëveshjen për këtë Projekt.

Me këtë projekt do të bëhet Rikonstruimi i rrjetit ekzistues të ujësjellësit në rrugët: “Prohor Pçinski”, “Stojko Jovanovski”, “Lekë Dugagjini” (“Pere Toshev”), “Maksud Sadik“, “7 Korriku”, në lagjen Seravë, Sauk Çeshma 1 dhe 2; Rikonstruimi i rrjetit ekzistues të ujësjellësit do të bëhet edhe në rrugët: “Lekë Dugagjini”(“Pere Toshev”) nga ana e rrugës ”Xhon Kenedi” dhe në rrugën “Klinska Lesi” në lagjen Seravë. Ndërkaq rikonstruimi i kanalizimit ekzistues dhe ujërave fekale do të bëhet në rrugët: “Lekë Dugagjini” (“Pere Toshev”), “Klinska Lesi“ dhe në rrugën “Kovaçka” në Lagjen Seravë, sikurse edhe në rrugët “Ahmet Hajdari” (“Stojna Stevkova”), “Rifat Burxheviq” nga ana e rrugës ”Xhon Kenedi” dhe në rrugën “Serava” në Komunën Çairit.

Qëllimi i Projektit është përmirësimi i mirëqenies dhe kushteve për jetesë të qytetarëve në Komunën e Çairit, ndërsa punimet pritet të fillojnë brenda një muaji.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë