Komuna e Çairit ka thelluar bashkëpunimin ndërinstitucional me Qytetin e Shkupit

253

Komuna e Çairit ka thelluar bashkëpunimin ndërinstitucional me Qytetin e Shkupit, ndërmarrjen publike “Parqet dhe gjelbërimet” dhe ndërmarrjen publike “Higjiena Komunale” me qëllim organizimin e aksioneve të përbashkëta të pastrimit për mirëmbajtje më efikase të pastërtisë publike. Bashkërisht do të vijohet me nisma të tilla për të përmirësuar gjendjen aktuale, por edhe për të trokitur në ndërgjegjen e qytetarit, kontributi i të cilit është më se i nevojshëm që Çairi të jetë i pastër për çdo ditë. Nëse e doni mjedisin, natyrën, nëse e doni pastërtinë, ndihmoni të pastrojmë sëbashku. Ta duash mjedisin vetëm me fjalë dhe me protesta, nuk mjafton. Ai që e do, e do me punë! Viti 2018 duhet të jetë viti i Çairit më të pastër.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë