Komuna e Çairit në hapësirat e saj sot organizoi aksion për dhurimin e gjakut në bashkëpunim me Institutin e Transfuziologjisë dhe Kryqin e Kuq të Çairit.

Në këtë aktivitet përveç të punësuarve të komunës u inkuadruan edhe shumë mësimdhënës të shkollave komunale, sikurse edhe edukatore të çerdheve për fëmijë, por pjesëmarrës ishin edhe qytetarë të rastit që në momentin e aksionit të dhurimit të gjakut gjendeshin në hapësirat e Komunës.

“Dhurimi i gjakut shpëton jetë, andaj edhe pa hezitim gjithmonë Komuna e Çairit është pjesë e pandarë e këtyre aksioneve humanitare”, është shprehur me këtë rast kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.