Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ishte nikoqir i biznesmenit dhe investuesit turk, Z.Eser Xhevahir.

Ganiu ka informuar se Z.Xhevahir, i cili është edhe mirë i njohur në Maqedoninë e Veriut për investimet kapitale të kompanisë së tij, gjatë takimit të sotëm ka shprehur interesimin për të investuar edhe në Komunën e Çairit.

“Unë e binda se investimet si të kompanisë që drejton Z. Xhevahir, janë gjithmonë të mirëseardhura për qytetarët e Komunës së Çairit”, është shprehur Ganiu.