Komuna e Çairit ndanë 600.000 denarë për të prekurit nga tërmeti katastrofik në Turqi

31
Shkup, 14 shkurt – Komuna e Çairit sot ndau 600.000 denarë ndihmë financiare për të prekurit nga tërmeti katastrofik në Turqi. Kjo ndihmë që vije me propozim të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe i miratuar njëzëri nga këshilltarët e Këshillit Komunal të Çairit në një mbledhje të jashtëzakonshme, do të transferohet në konton e drejtpërdrejtë të shtetit turk që është hapur enkas për tërmetin.
Ganiu tha se ajo që ndodhi në Turqi na preku të gjithëve thellë në zemër dhe se tanimë 8 ditë të gjithë po përjetojmë dhimbjen e njëjtë me ata që humbën më të dashurit, humbën nënat, baballarët, gratë, burrat fëmijët, motrat e vëllezërit e tyre, humbën farefisin, humbën mbi 40 mijë bashkëqytetarë.
“Dëshmitë për pasojat janë të trishta qytete të tëra janë prekur nga kjo katastrofë natyrore. Por dëshmitë edhe më shumë i përjetova dje kur u kthyen zjarrfikësit vullnetarë të Shoqatës Bajram Miftari nga Çairi dhe unë shkurt takova shefin e këtij njësiti Artan Demiri, në sytë e të cilit pash gjithë atë dhimbje, gjithë atë mërzi që kishin parë e ndjerë deri sa po ndihmonin në aksionin e shpëtimit për të mbijetuarit e tërmetit katastrofal”, tha Ganiu.
Ai ka thënë me këtë rast se është plotësisht i vetëdijshëm se ska para që mund ta shlyej dhimbjen shpirtërore për humbjen e jetëve të njerëzve, megjithatë për momentin secila ndihmë do të jetë e mirëseardhur për të gjallit që kanë ngelur dhe për të rimëkëmbur jetën e tyre, për të rimëkëmbur vatrën e tyre, qytetin e tyre.
“Mjetet do të sigurohen nga Buxheti i Komunës së Çairit programi AO 412110, pra rezervat ekzistuese, gjegjësisht harxhime të paparashikueshme dhe do të transferohen në konton e drejtpërdrejtë të shtetit turk që është hapur enkas për tërmetin”, sqaroi kryetari i Çairit, Visar Ganiu.
Nga ana tjetër ai përkujtoi se si Komunë, Çairi në koordinim me shoqatat humanitare që veprojnë në territorin e saj, tanimë kanë nisur drejt rajoneve turke të goditura nga tërmeti edhe ndihmë në gjësendet më të nevojshme në raste të katastrofave të tilla. Ganiu falënderoi edhe njëherë heronjtë e vërtetë nga Çairi dhe që morën pjesë drejtpërdrejtë në aksionin e shpëtimit në Turqi, pjesëtarët e Shoqatës së zjarrfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari”.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë