Komuna e Çairit dhuroi 10 karroca elektrike për Shoqatën “Mirësia”

3
10 karroca elektrike për personat me nevoja të veçanta i dhuruam sot në Shoqatën “Mirësia”, ka delaruar kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
“Këto karroca i kemi siguruar me përpjekjet maksimale të kryetarit të parë të Shkupit të Vjetër dhe deputetit Izet Mexhiti dhe në bashkëpunim me drejtorin e AEK-ut, Jeton Akiki. Ne sot si gjithmonë jemi në përkrahje të personave me nevoja të veçanta e cila përkrahje është e domosdoshme duke e pasur parasysh faktin se personat në fjalë shumë shpesh anashkalohen, anatemohen dhe paragjykohen, por duhet të ndodh e kundërta personat me nevoja të veçanta duhet të respektohen edhe më shumë, duhen të përfshihen në shoqëri pa asnjë paragjykim dhe duhet ti shohim si të gjithë të tjerët persona.
Gjithnjë kam dhënë dhe do të jap përkrahjen e sinqertë për shoqatën “Mirësia” e cila është themeluar për ti ndihmuar, për ti përkrahur dhe për ti vetëdijesuar individët e tjerë në shoqëri për personat me nevoja të veçanta”, është shprehur Ganiu me rastin e shpërndarjes së 10 karrocave elektrike për personat me mevoja të veçanta.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë