Komuna e Çairit ndau sot pako me dhurata për fëmijët me nevoja të posaçme në shkollën fillore “Idnina”

178

Komuna e Çairit ndau sot pako me dhurata për fëmijët me nevoja të posaçme në shkollën fillore “Idnina” me rastin e ndërrimit të motmoteve duke dashur të kontribuojë në gëzimin e kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë sonë.
Sekretari gjeneral i Komunës së Çairit Nedim Rama në emër të kryetarit Visar Ganiu uroi vit të mbarë për nxënësit e kësaj shkolle dhe apeloi për ngritjen e vetëdijes shoqërore për përkujdes më të madh ndaj fëmijëve me nevoja të posaçme. Drejtoresha e shkollës znj. Aneta Petrovska i dhuroi mirënjohje për donacionin kryetarit të Komunës së Çairit Visar Ganiu.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë