Komuna e Çairit në ndihmë të qytetarëve të Komunës së Skenderajt dhe Komunës së Mitrovicës

36
Në ndihmë të Mitrovicës dhe Skënderajit të vërshuar. Komuna e Çairit bashkë me Fondacionin “Albiz”, Barnatoren “Herba”, Shoqatën e Zjarrfikësve Vullnetarë të Çairit “Bajram Miftari”, “Kalliri i Mirësisë”, Fondacioni “NUN”, shoqatat “El Hilal”, “Merhamet” dhe “Legis” sot dërguan ndihma për rajonet e vërshuara të Kosovës, Mitrovicë dhe Skënderaj.
Ndihma kap vlerën prej rreth 1.000.000 denarë dhe përbëhet nga gjësende, me të cilat shpresojmë që sadopak do të ndihmojmë në sanimin e dëmeve dhe tejkalimin e vështirësive të krijuara pas vërshimeve të disa ditëve më parë.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë