Komuna e Çairit fillon bashkëpunimin me Komunën Senglea të Maltës

28
Horizontet e bashkëpunimit po i zgjerojmë gjithnjë e më shumë. Sot për vizitë në Komunën e Çairit qëndroi kryetari i Komunës Li-Isla, Senglea të Maltës Clive Pulis bashkë me ekipin e tij. “Binjakëzimi i dy institucioneve tona ishte në fokusin e bisedës, ndërsa me këtë edhe hapja e rrugës së kooperimit, gjë që do të kishte ndikuar në mirëqenien e bashkëqytetarëve tanë.
Z. Pulis ja prezantova idetë tona dhe përpjekjet e shumta që ne si Komunë e Çairit po i shfaqim dhe po ndërmarrim në rrjetëzimin e bashkëpunimit me institucione të tjera simotra nga vende të ndryshme të botës. Thash me këtë rast se sa më shumë që bashkëpunojmë aq më shumë avancimi shoqëror do të jetë edhe më i suksesshëm”, ka deklaruar pas takimit kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë