Vazhdojmë të përkrahim fuqishëm dhe të thellojmë bashkëpunimin me çdo shoqatë që me realizimin e veprimtarive humanitare ndikon në përmirësimin e kushteve socio-ekonomike të qytetarëve tanë në nevojë.
Euforinë humanitare që kaploi vendin tonë gjatë kësaj periudhe si institucion po e vazhdojmë me përkrahjen e projekteve bamirëse të Shoqatës “Femrat shqiptare kudo që janë” që është e njohur për ndihmën e madhe që ua ofron shumë nënave me fëmijë jetim. Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti zonjën Minire Statovci Ademi me të cilën diskutuan rreth iniciativave dhe strategjinë e përbashkët vepruese në të ardhmen.