Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me Ministren për Punë dhe Politikë Sociale Mila Carovska, përfaqësues të sektorit civil, kompanive private dhe institucioneve tjera vendore u përkujdesën që të renovojnë Qendrën Ditore për fëmijë me autizëm të Shoqatës “Imago Plus”në Fushë Topanë të kryesuar nga znj. Zemrijete Bela. Në këtë qendër shërbime cilësore të individualizuara nga edukatorë,logopedë dhe punëtorë social do të pranojnë 90 fëmijë.

Të gjithë bashkë mund të bëjmë edhe shumë gjëra të mëdha për trajtimin e duhur social të fëmijëve me aftësi të kufizuara.