KOMUNA E ÇAIRIT: Sfida me transportin e nxënësve nga Vizbegu është tejkaluar, e drejta për arsim nuk duhet të pengohet nga askush

18
E drejta për arsim është një e drejtë themelore njerëzore dhe e garantuar me Kushtetutë, ndaj asnjë arsye nuk mund të mbështetet aq sa ajo të mos realizohet. Çdo sfidë mund të tejkalohet me një bashkëpunim të mirë mes institucioneve të sistemit dhe pikërisht këtë e konfirmuan sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Komunat Butel dhe Çair.
Në takimin koordinues të ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe kryetarëve të dy komunave Darko Kostovski dhe Visar Ganiu, sot është tejkaluar sfida me të cilën ballafaqohen disa nga nxënësit e Vizbegut, të cilët për shkak të mungesës së objektit shkollor në vendin e tyre të vendbanimit, vijojnë mësimin edhe në shkolla të tjera në territorin e këtyre dy komunave dhe për shkak të pezullimit të transportit të organizuar, ditëve të fundit kanë organizuar individualisht udhëtimin që të arrijnë në klasat e tyre.
Pas një diskutimi konstruktiv dhe prezantimit të një sërë propozimesh dhe sygjerimesh për tejkalimin e situatës, Komuna e Butelit tashmë po financon transportin e organizuar nga Vizbegu në SHFK “Ismail Qemali”, dhe Komuna e Çairit do të vazhdojë të financojë organizimin e transportit për nxënësit nga Vizbegu në SHFK “7 Marsi” deri në fund të vitit shkollor. Në ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është duke punuar në zgjidhjen e përhershme, përmes investimit në infrastrukturën arsimore, gjegjësisht ndërtimin e një objekti shkollor krejtësisht të ri, modern në Vizbeg, ku nga viti i ardhshëm shkollor nxënësit nga kjo lagjja do të vazhdojnë shkollimin aty dhe nuk do të ketë më nevojë për transport.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë