Komuna e Çairit vazhdon me rregullimin e ndriçimit publik

241

Ndriçimi publik është brengë e madhe e qytetarëve. Mungesa e ndriçimit i bën hapësirat publike të pasigurta për qytetarët, për këtë shpesh qytetarët na drejtohen nëpërmjet numrit kujdestar.

Prandaj, Komuna e Çairit përveç renovimeve të ndryshme të sistemit të ndriçimit publik dhe ndërrimit të poçeve të dëmtuara, mirëmbajtjes dhe ndërrimit të regjimit të punës në disa rrugë, po realizon edhe kërkesat e qytetarëve për instalim të ri të ndriçimit publik në disa pjesë të Çairit edhe atë: në rrugën “Maksut Sadik”, parkingun tek rruga “Xhon Kenedi” si dhe disa pjesë dhe rrugica në rrugën “Serava”.

Instalimi i ndriçimit të ri publik do të përfshin edhe pjesët e tjera të komunës në të ardhmen, por, vendimi do të merret në koordinim me qytetarët dhe kërkesat e tyre si dhe situatën në teren.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë