“Ti je një luledielli” mban emrin fushata senzibilizuese e cila dhuroi dritë dhe buzëqeshje pakufi për fëmijët në nevojë.

Albana Osmani, prezantuesja e njohur e ekranit të “Top Channel” është iniciatorja e kësaj kauze të veçantë, e cila vë në qëllim mbledhjen e fondeve nga aktivitetet e ndryshme nën logon e lulediellit, për qëllim ndihmesën e fëmijëve të hospitalizuar në Qendrën Onkologjike pranë Klinikës Shtetërore “Nënë Tereza – Shkup”.

Së fundmi ky aktivitet humanitar u përhap edhe në vendin tonë gjegjësisht edhe në Komunën e Çairit ku Kryetari i Komunës së Çairit me stafin e tij priti moderatoren e njohur dhe mbështetëm iniciativën e saj për të promovuar fushatën sociale me çka edhe apelojnë deri tek të gjithë t’i bashkangjiten kësaj nisme me blerjen e bluzave me simbolin e lulediellit, ndërsa mjetet e grumbulluara do të kontribuojnë në blerjen e aparaturave për trajtimin e fëmijëve të qendrës onkohematologjike pediatrike në Shkup.