KONKURS LETRAR PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE FILLORE TË KOMUNËS SË ÇAIRIT (NXËNËSIT NGA KLASA E GJASHTË DERI NË KLASËN E NËNTË)

75

KONKURS LETRAR PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE FILLORE TË KOMUNËS SË ÇAIRIT (NXËNËSIT NGA KLASA E GJASHTË DERI NË KLASËN E NËNTË)

Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe Komuna e Çairit organizojnë konkursin letrar me ese në gjuhën angleze për nxënësit e shkollave të saj fillore – cikli i lartë) me temë: “USA – our friend and allies”. Ftojmë të gjithë nxënësit pa dallim nacionaliteti të marrin pjesë në konkursin e shpallur.

Shpërblimet e parapara:
– Vendi i parë: 250 euro
-Vendi i dytë: 150 euro
– Vendi i tretë: 100 euro

10 esetë më të mira do të shpërblehen edhe me mirënjohje për pjesëmarrje në konkursin letrar.

Kriteret:

– Eseja duhet të jetë e shkruar vetëm në gjuhë angleze
– Teksti i shkruar nuk duhet të jetë më shumë se 1 (një) faqe A4 Word
– Fondi i shkronjave TIMES NEW ROMAN, kurse madhësia të jetë 12
– Eseja duhet të përmbajë: e-mail adresën, një numër kontaktues dhe në vend të emrit dhe mbiemrit të vendoset një KOD (Shifër) – (p.sh. ditëlindjen) nga vet autori i esesë.
– Esetë duhet të dërgohen në e-mailin: mambclinton@yahoo.com
– Afati përfundimtar i dërgimit të eseve është: 27.05.2018
– Zgjedhja dhe shpallja e fituesve do të bëhet më së voni deri me datë 15.06.2018
– Ndarja e shpërblimeve do të bëhet në sallën e Komunës së Çairit.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë