Bashkëpunimi me organizatat vendore nënkupton zmadhim të kapacitetit aktual funksionues. Komuna e Çairit vazhdon këtë proces të filluar koordinues me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit me kompaninë EUFUNDS LTS.

Pjesë përbërëse e kompanisë janë ekspertë bullgarë për implementimin e projekteve që përvojën e tyre profesionale do ta bartin në Komunën e Çairit. Qëllimi i memorandumit është përcaktimi i kornizës së bashkëpunimit që ka të bëjë me përkrahjen operative për realizimin e projekteve në sfera të ndryshme.