Kreu i Çairit, Visar Ganiu është pritur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

206

Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot është pritur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. “Një pritje e sinqertë dhe miqësore ishte ajo që e organizoi sot kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, në zyrat e bashkisë që drejton. U bisedua për shumë çështje, por mbi të gjitha u ndalëm tek thellimi i bashkëpunimit të mëtejshëm midis komunave anëtare të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, që padyshim do të jetë shumë i rëndësishëm për mirëqenien e qytetarëve që jetojnë në to”, është shprehur Ganiu. Ai mbetet me shpresë se do të vazhdojë komunikimi i ndërsjellë dhe këmbimi i përvojave e mundësive që do të ndihmojnë në zhvillimin e mirëfilltë ekonomik, social, kulturor dhe turistik.

Pritjes që e organizoi Veliaj iu bashkangjitën edhe mysafirët special të fushës së artit, midis të cilëve edhe grupi Elita 5 nga Maqedonia e Veriut.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë