Kryetari i Çairit priti në takim pune ministrin pa portofol, Aksel Ahmedovski

173

Këshilli i Komunës së Çairit ka miratuar “Planin Аksional Lokal në fushën e punësimit, banimit, arsimit dhe shëndetit të gruas Rome për vitin 2017-2020”.

Për të biseduar rreth sfidave me të cilat përballemi në realizimin e Planit Aksional Lokal dhe projektet e tjera të parapara nga ana jonë e që kanë për qëllim mirëqenien e bashkëqytetarëve tanë të komunitetit Rom, me kënaqësi të madhe kreu i Komunës Ganiu mirëpriti sot në takim pune ministrin pa portofol, përgjegjës për zbatimin e Strategjisë për Përmirësimin e Kushteve të Romëve në Republikën e Maqedonisë, z. Aksel Ahmedovski.

Ministri Ahmedovski shprehu gatishmërinë e plotë për të përkrahur çdo projekt të inicuar nga ana e Komunës dhe premtoi angazhim për eleminimin e vështirësive eventuale në këtë proces.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë