Kryetari i Komunës së Çairit sot priti në zyrën e tij karatistin e ri 17 vjeçar Abdurahim Idrizi dhe njëherit e uroj për medaljen e artë në turneun më prestigjioz të karatesë për junior të mbajtur në Umag të Kroacisë.
Abdurahimi potencoi se sfida e tij e ardhshme do të jetë Kampionati Еvropian. Ai këtë veçmë e ka dëshmuar disa herë duke fituar vendet e para në disciplinën KATA dhe në KUMITE për junior disa vite me radhë ndërsa Komuna do t’a mbështesë Abdurahimin në rrugëtimin e tij.